I gjithë procesi ndiqet nga teknologjitë më të mira me qëllimin për të përfituar një produkt
që transformohet pa lënë gjurmë në mjedis për brezat e ardhshëm, me përgjegjshmërinë
qytetare duke dhënë kontributin tonë për përmirësimin e cilësisë së jetës.
AMA Recycling është specializuar në prodhimin e lidhjeve mëmë të aluminit, parësore dhe
dytësore të aluminit. Shkrirja realizohet në furrë statike me dhomë difercuese të hekurit,
kapacitet 15 ton.
Falë aftësive që kemi për t`u përshtatur me kërkesat e tregut gjithnjë në zhvillim,
arrijmë të realizojmë dhe lidhje të veçanta të aluminit, sipas kërkesave të personalizuara
të klientëve.
Në procesin e riciklimit ekonomia dhe ekologjia janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën.
Falë teknologjisë moderne çdo element rikuperohet dhe rivlerësohet duke kursyer energji,
duke kontrolluar kostot, duke mbrojtur burimet natyrore.