Duke vlerësuar potencialin e madh që një metal si alumini do të
kishte në vitet e ardhshme, kompania investoi në rafinimin dhe
prodhimin e lidhjeve të aluminit.
Kompania është specializuar në transformimin e mbetjeve
të aluminit dhe në lidhje metalesh, të cilat më pas do të përdoren
kryesisht në industrinë automobilistike dhe në fusha të tjera industriale
falë karakteristikave të aluminit, i cili është plotësisht i riciklueshëm.
Ndaj, kemi të bëjmë me një aktivitet me vlera të mëdha në mjedis, që na
lejon të ruajmë burimet energjetike dhe natyrore.
Kompania AMA Recycling e ushtron aktivitetin e saj në një sipërfaqe
prej 15 000 m2 dhe nga viti në vit ka rritur sasitë e prodhimit, duke
zgjeruar tregun e shitjeve falë investimeve të cilat vijnë sistematikisht
të përditësuara, për të qenë gjithmonë konkurrues.