Bashkimi I Prodhuesve Shqiptarë zhvilloi një takim pune me Ministren znj. Delina Ibrahimaj dhe përfaqësues të industrisë prodhuese në Shqipëri.
Gjatë këtij takimi u diskutuan mbi një sërë çështjesh dhe problematikash që lidhen drejtpërdrejt me biznesin në fushën e kuadrit ligjor, procedurave administrative, sistemin fiskal, si dhe eksportet, punësimin etj
Fokusi ishte mbi krizën e energjisë elektrike si dhe kërkesat e dy shoqërive, OST dhe OSSH mbi ndryshimin e tarifave të transmetimit që godasin direkt industritë prodhuese vendase.
U dakordësua që të ngrihet një grup pune i përbashkët, i strukturuar në mënyrë që të zhvillohen tryeza pune periodike sipas sektorëve.