MENAXHIMI I INTEGRUAR I MBETJEVE TË NGURTA NË SHQIPËRI – BOSHLLËQET, SFIDAT DHE PERSPEKTIVA NË RRUGËN E PËRAFRIMIT ME BE-në

Ministria e Turizmit dheMjedisit (MTM), është duke u përgatitur përnegociatat e BE-së për Kapitullin 27 mbi Mjedisin dheNdryshimet Klimatike dhe prej kohësh ka punuar intensivisht drejt përafrimit të dispozitave kryesore legjislative të BE-së në sistemin ligjor shqiptar.

Në këtë kontekst, MTM, me mbështetjen e programit SANE 27 (Mbështetja e Negociatave Shqiptare në Mjedis, Kapitulli 27), organizoi më datë 13 dhe 14 tetor 2020, në ambjentet e Hotel Rogner ,Konferencën Kombëtare mbi Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve në Shqipëri – Boshllëqet, Sfidat dhe Perspektivat në rrugën e Përafrimit me BE-në. Qëllimet kryesore të konferencës ishin:

  • vlerësimi I sistemit actual të menaxhimit të mbetjeve të cilat pasqyrojnë kërkesat e negociatave të BE-së,
  • analizimi I politikës së BE-së për mbetjet dhe kërkesat e legjislacionit,
  • identifikimi I boshllëqeve dhe nevojave për sa I përket planifikimit, kapaciteteve dhe përgjegjësive të institucioneve kompetente, infrastrukturës dhef ondet.

Në konferencë u nda përvoja e vendeve anëtaretë BE-së dhe vendeve candidate në krijimin e sistemeve të integruara të menaxhimit të mbetjeve, sfidat me të cilat janë përballur gjatë procesit të negociatave të BE-së. Në fund tëkonferencës u arrit në disa përfundime për sa I përket rekomandimeve për autoritetet kombëtare dhe locale për të përmirësuar menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri. Përmbushja e kërkesave të BE-së për menaxhimin e mbetjeve është një process mjaft I ndërlikuar ku palët e interest kanë përgjegjësi dhe luajnë një rol të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm. Si pasojë, për të mbështetur dialogun midis palëve të interesuara në procesin e përafrimit dhe negocimit të BE-së, në këtë konferencë ishin të ftuar përfaqësues nga autoritetet kombëtare, rajonale dhe locale që kanë kompetenca n menaxhimin e mbetjeve, përfaqësues nga sektori privat, përfaqësues të Delegacionittë BE-së, përfaqësues të donatorëve të tjerë (Banka Botërore, EIB, Kf, UNEP / UNDP, EBRD, IBRD, etj.), përfaqësues të mbledhësve dhe operatorëve të mbetjeve, OJQ dhe përfaqësues nga akademia.

YOU MAY ALSO LIKE